Njihuni me fshatin turistik që habiti studiuesit/ Infektoi gjithë Europën me koronavirus?

Universiteti Innsbruck, Austri, ka kryer një studim rreth fillesave të përhapjes së Covid-19 në Europë, nga ku ka zbuluar se shumica e banorëve të fshatit Ischgl kishin antitrupa ndaj virusit. Kjo është edhe shifra më e lartë e zbuluar ndonjëherë për një vend të vetëm.

Por ku është ky fshat? Fshati Ischgl ndodhet në Austri dhe në të është edhe resorti më i famshmën i skive në Europë, i cili vizitohet nga miliona njerëz në vit.

Mendohet se ky fshat turistik ka shpërndarë virusin në shumë vende të Europës dhe se banorët e tij e kanë kaluar pa simptoma fare.

Nga ana tjetër edhe autoritetet austriake kanë vendosur të hetojnë për rastin, pasi mendohet se fshati nuk u mbyll me qëllim maksimizimin e fitimeve nga sezoni turistik.

Si filloi gjithçka?!

Më 29 shkurt, një avion u ul në kryeqytetin islandez, Rejkjavik. Në bord, shumica e pasagjerëve ishin turistë, që sapo ishin kthyer nga pushimet në fshatin Ischgl në Tirol të Austrisë.

Të rinjtë kishin bërë ski në fshatin me 1500 banorë, të njohur si parajsa e skive.

Për shkak të situatës së koronavirusit, ata iu nënshtruan testimeve. Gjysma e tyre ishin pozitivë.

Menjëherë u kuptua se zona e Tirolit ishte e rrezikshme.

Për pak ditë u kuptua se rasti i Islandës nuk ishte i izoluar. Shumë vende në Europën qendrore dhe veriore kishin raste të importuara nga Tiroli i Austrisë. Më 7 mars, autoritetet norvegjeze testuan një grup turistësh që kishin qenë në Ischgl për ski. Të nesërmen u mësua se thuajse gjysma e personave të infektuar në Norvegji, 491 nga 1198, kishin qenë në Ischgl për ski.

Më 13 mars, edhe Gjermania e shpalli këtë zonë të rrezikshme, pasi 200 njerëz që kishin qenë me autobus në Ischgl, rezultuan pozitivë.

Pavarësisht alarmit, edhe fundjavën vazhdoi turizmi në Ischgl. Më 15 mars u lajmërua për situatën. Qindra turistë nisën të largohen, shumë prej tyre pa u testuar.

Qindra e mijëra raste nëpër Europë e kanë origjinën nga ky vend. “Babëzia për paratë e mposhti përgjegjshmërinë për shëndetin e njerëzve”, tregohet e ashpër gazeta austriake Der Standard në një koment.

Sipas saj, qeveria lokale e Tirolit kërkonte të grumbullonte sa më shumë të ardhura deri në fund të sezonit turistik.

Loading...