Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar në gjykatën e Prishtinës deklaratën me të cilën tërheq padinë ndaj kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.
Dokumenti me firmën e kreut të qeverisë shqiptare, mban datën 1 korrik 2020.
Tërheqjen e padisë Rama e paralajmëroi gjatë konferencës me median në mbyllje të vizitës në Prishtinë.
Rama ka deklaruar se ka më shumë gjëra që i bashkojnë sa sa i ndajnë.
Kryeministri Edi Rama e paditi ramush Haradinajn në janar të këtij viti për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit kishte bërë se po tenton të shkëmbejë territore me Serbinë./lajmifundit.al
Loading...