Aeroporti “Nënë Tereza”, rritet numri i udhëtarëve

Numri i pasagjerëve që kanë zgjedhur fluturimin përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Shqipëri, ka njohur rritje progresive.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë muajit tetor 2019 ka vijuar një numër i madh pasagjerësh që kanë udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.

Kështu rezulton se në muajin tetor janë regjistruar 226.351 pasagjerë, 10.329 pasagjerë më shumë se e njëjta periudhë e 2017-s. Krahasuar me 2016, shifra është 26.048 pasagjerë më shumë.

Përqindjen më të madhe të tregut në transportin ajror për muajin tetor 2018 vazhdon ta zotërojë Italia, duke zënë 54% të totalit, ndjekur nga dy kompanitë turke me 10% në total. /atsh

Loading...