Enkel Demi merr Veliajn live në telefon, moderatori nuk ka ujë në shtëpi

Në emisionin e mëngjesit ditën e sotme, moderatorja Sibora Bitri po bisedonte me Enkel Demin për problemin e moderatorit tjetër Alban Musai, i cili nuk kishte ujë në shtëpi.

Menjëherë pas kësaj, Demi ka telefonuar live kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Albani thotë se që kur ka filluar emisioni i mëngjesit duke u çuar herët, kam vënë re që në shpi në mëngjes nuk kam ujë. Alban mos ndoshta nuk ke patur asnjëherë ujë në 5 të mëngjesit dhe thjesht je zgjuar me vonesë?”, tha moderatorja.

Ndërsa Albani ia ktheu:

“Duhet të marrim dikë nga Bashkia….vetëm këtë kam kuptuar që në mëngjes nuk kam ujë.”

Sakaq, Enkel Demi nxori telefonin duke thënë:

“Kjo është e tmerrshme që të mos kesh ujë në mëngjes”, tha gazetari teksa po telefononte kryebashkiakun, por ky i fundit nuk u përgjigj.

Loading...