Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, ka dalë me një tjetër paralajmërim rreth Covid-19, ku shprehet se këto ditë pandemia është duke u zgjeruar më shumë se çdo herë që nga fillimi i saj.
SHBA-të ditën e djeshme raportuan shifra alarmante, 50 mijë të infektuar brenda një dite!
Javën që lamë pas koronavirus ka arritur kurbën më të lartë të infektimeve në rang global, plot 160 mijë raste në ditë, sipas shefit të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ky regres sa i takon luftës me Covid-19, ka detuaruar shumë vende, kryesisht në Amerikë që të kthejnë mbrapsht vendimet e tyre për hapjen e restoranteve dhe plazheve.
Kjo situatë ka bërë që të ndryshojë mendim edhe Donald Trump rreth mbajtjes së maskës.
“Unë jam për vendosje të maskave. Mendoj se maskat janë të mira. Njerëzit mund të më shohin duke e vendosur atë” ka thënë shefi i Shtëpisë së Bardhë përgjatë një intervsite për Fox Business.