Droga e kapur në portin e Salermos është e llojit amfetaminë dhe ishte e ndarë në më shumë se 84 milion tableta, me mbishkrimin Captagon.
Transporti nga Siria drejt Italisë është bërë i mundur vetëm përmes fshehjes së lëndës në 3 kontenierë.
Por dyshimet më të mëdha janë se droga është prodhuar në Siri nga grupi terrorist ISIS.
E quajtur ndryshe si “droga e xhihadit”, amfetamina është ëprdorur nga luftëtarët e ISIS dhe prodhimi e tregëtimi i saj i ka ndihmuar në financimin e komploteve terroriste.
Hetuesit shprehen se ngarkesa ka të ngjarë të lidhet me një bashkëpunim të grupeve kriminale, pasi asnjë tregtar i vetëm nuk mund të përballojë një blerje prej 1 miliardë eurosh.
Madje dyshohet se në trafikun e drogës mund të jetë i përfshirë edhe grupet kriminale të Camorras në Itali.
Policia e Napolit tha për mediat se pilulat e sekuestruara në Salerno ishin të mjaftueshme për furnizuar të gjithë tregun evropian.