AKU jep mesazhin e çuditshëm/ ‘Mos blini bukë të prerë, mbi të gjitha ju prishet dhe më shpejt’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ditën e sotme, me anën e njëpostimi në facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e blejnë bukën e prerë.

Prerja e rrit sipërfaen e bukës çka do të thotë se në temperatura të larta rreziku i kontaminimit është më i lartë.

Apeli i AKU vjen në një moment kur shifra e personave të rezultuar pozitiv nga koronavirusi vjen çdo ditë e në rritje duke bërë që situata në vendin tonë të shfaqet shqetësuese.

Postimi i plotë i AKU-së: NË VËMENDJE TË KONSUMATORËVE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bazuar në opinionin e specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, sjell në vëmendje të Konsumatorit këshillën që produkti bukë të blihet i paprerë në njësitë e tregtimit të këtij produkti ushqimor. Prerja e bukës është një proces ndërhyrje mekanike që sjell prishjen e “guackës mbrojtëse” të këtij produkti ushqimor ndaj kontaminimit të mundshëm, si dhe prishjen e strukturës kimiko-fizike, duke ndryshuar cilësinë apo vetitë e produktit ushqimor, të tilla si: vlerat ushqimore, aroma, shija, etj.

Gjithashtu, referuar opinionit të specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, argumentohet se prerja e bukës sjell ngurtësimin e saj, tuli i bukës bëhet më i ashpër, lagështia pakësohet, duke humbur kështu freskia e produktit ushqimor, pra ulet cilësisë e tij.

Ekspertët e shpjegojnë:
Së pari, me faktin e ndryshimit të konformacionit molekular të niseshtesë në 30 minutat e para pasi është prodhuar produkti; si dhe

Së dyti, aroma vazhdon të zhvillohet ndërsa produkti është në proces ftohjeje. Nga prerja e bukës ndodh ndërprerja e këtyre dy proceseve dhe për pasojë do të kemi një bukë të thatë pa porozitetin e duhur dhe me nivel lagështie të ulët. Gjithashtu, aromat karakteristike të këndshme të bukës rrezikojnë të mos formohen apo të zhduken, si pasojë e oksidimit të përbërësve kryesor.

Vlen të përmendet edhe fakti se gjatë prerjes në feta rritet sipërfaqja e bukës dhe në kushte temperature më të lartë se 30 gradë celcius, rrezikohet formimi i myqeve dhe toksinave të dëmshme, si dhe kontaminimi ambiental i mundshëm. Për sa më sipër, prerja e bukës në feta për t’ u tregtuar më pas në vetë subjektin prodhues, apo në subjekte të tjerë tregtues, NUK REKOMANDOHET.

Loading...