Detaje të frikshme mësohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat, ku nënë e bijë Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre.
Sipas news24 nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.
Bezat shtoi se, dyshohet se vajza ka vdekur ditë më parë por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj ka ndërruar jetë sot.
Po ashtu mësohet se kohët e fundit ato ishin përballur edhe me një lajm të trishtë. Kryefamiljari, babai i vajzave kishte ndërruar jetë.
Loading...