Mega-operacion ndërkombëtar: Si komunikonin 60 mijë trafikantët e dr.ogës

Policia Britanike ka realizuar një mega-operacion ndërkombëtar në vijim të të cilit janë sekuestruar 79 kg drogë dhe 3.6 milionë paund.

Sipas Daily Mail, është zbuluar një shërbim global i koduar i komunikimit të përdorur ekskluzivisht nga kriminelët për të kryer biznesin e tyre.

Sipas autoriteteve britanike, është zbuluar se ishin 60,000 përdorues jashtë shtetit dhe 10,000 në Britani të Madhe.

Ata përdornin EncroChat, një shërbim i sigurt i mesazheve në telefon celular, i cili përdoret nga kriminelët për të koordinuar dhe planifikuar shpërndarjen e mallrave të paligjshme, pastrimin e parave dhe komplote për të vrarë kriminelët rivalë.

Rreth dy muaj më parë, pas shkëmbimit të informacionit ndërkombëtar, një ekip ndërkombëtar për zbatimin e ligjit i përbërë nga oficerë në Francë dhe Holandë goditi kriptimin e kompanisë.

Nga operacioni i gjerë në tre vendet janë bërë 746 arrestime dhe janë kapur 54 milion paund para kriminale, 77 armë zjarri dhe më shumë se dy ton drogë të sekuestruara.

Loading...