Sa herë është e ftuar në studio televizive apo në intervista të ndryshme, Anxhela Peristeri nuk shpëton nga pyetja që ajo e quan “njëmiliondollarëshe”: “Je e dashuruar?”
As ditën e djeshme në programin “Rudina”, në Tv Klan, këngëtarja e njohur u përball sërish me ngacmimet e Rudinës… Dhe zgjodhi sërish një përgjigje diplomatike për të dalë nga situate.
E ftuar për të promovuar këngën e saj të re, “Dashni”, Anxhela tregoi se fabula e këngës, e krijuar nga ajo, i dedikohet një dashurie që nis nga një flirt… Kaq u desh që Rudina ta ngacmonte çfarë po ndodh me jetën e saj jashtë muzikës: “Je e dashuruar?”
“Pyetja njëmiliondollarëshe që nuk i përgjigjem kurrë…” – tha me të qeshur Anxhela duke theksuar edhe një herë se për jetën private nuk ka dëshirë të flas në publik. Të paktën jo për momentin…
“Tani jam mirë. Mirë jam… Domethënë e kam akoma atë unazë”, – shtoi Anxhela si për t’i dhënë përgjigje këmbënguljes së Rudinës.
Unaza e shumëdiskutuar e Anxhelës, e cila u komentua gjatë në ditëlindjen e saj të fundit, është ende në gishtin e këngëtares dhe me siguri, edhe dhuruesi i saj, duhet të jetë pranë saj.