Fqinjët e viktimave dhe të vajzës në gjendje të rëndë shëndetësore tregojne se Anisa, vajza e gjetur e vdekur, kishte dy vjet pa dalë nga shtëpia.
Ajo shtoi se kohët e fundit ishin në gjendje të vështirë ekonomike prej pandemisë dhe se e vetmja që punonte ishte nëna.
“Dilnin nga banesa. Punonte e zonja. Bënte pazar. Kur kanë ardhur në Tiranë kishte vdekur bashkëshorti. Kisha ca ditë që nuk i kisha parë. Ka vetëm dy vajza. Secili shikon hallet e veta pavarësisht se jetojmë në një pallat.
Ka një motër në pallatin tjetër. Sa ishin në punë ishin mirë por si të gjithë të tjerët po vuajnë me rastin e pandemisë. Anisa kishte dy vjet pa dalë nga shtëpia. Nëna më është dukur shumë e dobët kur e pashë për herë të fundit.”
Nëna Zhaneta Josifi dhe vajza Anisa Josifi u gjetën pajete mbrëmjen e kësaj të enjteje në banesën e tyre.
Vajza tjetër, Blerta, është në gjendje kritike për jetën në spital. Ato dyshohet të jenë vetëflijuar.
Ato ishin dëshmitare të Jehovait dhe dyshohet se i kanë dhënë fund jetës për t’u ringjallur. Por ende nuk ka një version zyrtar nga policia për shkaqet pse ka ndodhur ngjarja.