Komshija rrëfen detaje rrëqethëse: I thashë ku e ke Anisën?/ Ik mos ta shoh bojën

U tretën, pa bukë e ujë pranë njëra-tjetrës, jo me ditë, por më javë dhe muaj… Vendosën të shkonin drejt vdekjes, për të pritur ringjalljen.

Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi janë protagonistet e një prej ngjarjeve më horror të ndodhura në kryeqytet vitet e fundit.

Historia e familjes Josifi, ku një vajzë 30 vjeçare, trupi I se cilës u gjet ne shtëpi, në fazë dekompozimi, e nëna e saj e pajetë, ka tronditur opinionin publik. Shokun e kupton që në shkallët e pallatit…

Fqinja ngjitur familjes Josifi ka njoftuar edhe më herët policinë për sjelljet e pazakonta të tri anëtareve të familjes.

“Shkova në Komisariat, i thashë i kam në derë. Kush e di si e kanë hallin. Na vihet flaka. Kanë kaluar në depresion. Asnjëherë në tre vjet nuk e kam takuar”, shprehet ajo.

Varfëria u thellua ne këtë shtëpi gjatë pandemisë, pasi nëna dhe te bijat kanë qenë pa punë.

“I them Zhaneta ku e ke Anisën, tha ka vajtur në një vend. Mos ka ikur në Gjermani i thashë unë. Dy vjet pa dalë fare. I rashë derës. Ik më tha mos ta shoh bojën”, thotë një tjetër fqinje.

Familjarët ngrenë supet para kamerave “Kjo është një fatkeqësi”, shprehet kunati i Zhanetës.

Jashtë kamerave, ai rrëfen se vajzën e vogël, Anisën, nuk e kishin parë prej më shumë se që në mars te 2019. Nëna e saj iu thoshte se do të dilte kur të mbaronin ditët e zotit, pa i lënë të kuptonin qartë se për çfarë ditësh të zeza po fliste për fatin e të bijave dhe të vetes.

Misteri i vetëflijimit Josifi pritet të zbardhet plotësisht nga ekspertiza mjeko-ligjore. Ata pritet të kenë shumë shpejt përgjigjet për shumë prej pikëpyetjeve që mbulojnë këtë histori, duke nisur që nga koha e vdekjes së Anisa Josifit dhe ajo e nënës së saj.

Burime nga Mjekësia Ligjore, sqaruan për Abc News se, Anisa mendohet të ketë rreth 7 apo 8 muaj që ka ndërruar jetë. Nëna e saj, 2-3 ditët e fundit.

Dëshmia e 34-viecares. Blertës, nuk duket se do të jetë shpejt një mundësi për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes, pasi gjendja e saj psikologjike është e rënduar dhe e paqëndrueshme. Ndaj që prej mbrëmjes së të enjtes ajo gjendet e shtruar në Urgjencën e Spitalit Psikiatrik. Burimet policore bëjnë me dije se kane marre shume pak të dhëna nga Blerta. Gjate gjithë kohës qante dhe thoshte vetëm frazën” kam humbur familjen”.

Grupi hetimor deri në orët e para të mëngjesit të së premtes ka qëndruar në vendin e ngjarjes, banesën ku jetonin prej 8 vitesh pjesëtarët e familjes Josifi.

Aty janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumë elementë që pritet të ndihmojnë hetimin si fletushka, broshura e libra fetare, si dhe vajra të ndryshëm me të cilët dyshohet se nëna e motra e vogël kanë lyer për disa kohë trupin e pajetë të bijës së vogël të kësaj familjeje.

Loading...