Ngordh macja më e vjetër në botë në moshën 31 vjeçe

Ka ngordhur macja më e vjetër në botë, 31 vjeçe, e cila me ekuivalentin e moshës njerëzore i bie 150 vjet.

Rubble, e cila jetonte në Devon me pronaren e saj Michele Heritage, ka ngordhur 31 vjeçe, pak muaj para se të bënte 32.

Michele ia kishin dhuruar macen për 20-vjetorin e saj, teksa është kujdesur 31 vite e pak muaj për të.

Sipas pronares, e cila e ka ndarë lajmin me zemër të thyer, macja ka jetuar kaq gjatë edhe për shkak të kujdesit të jashtëzakonshëm ndaj saj.

52-vjeçarja është shprehur se është kujdesur për Rubble si për një fëmijë, duke qenë se kurrë nuk ka pasur fëmijë të saj.

Kështu, Ruble ka thyer rekordin Guinnes si macja më e vjetër në botë, rekord i cili mbahej nga një mace në Teksas, e cila ka jetuar 30 vite.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe përshtati Lajmi i Fundit.al

Loading...