Ish-banorit të BB i rikthehet koronavirusi tre muaj pas shërimit: Është shumë më agresiv

Petrit Bylykbashi ka qenë i pranishëm në media muajt e kaluar pasi kishte dalë pozitiv me koronavirus.

Ai u izolua në banesën e tij për dy javë, dhe e kaloi me sukses këtë sfidë. Por, përmes një postimi në Facebook, ai thotë se 3 muaj pas shërimit, përsëri ka dalë pozitiv me COVID-19.

“Ky virus i cuditshem! Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri”, ka shkruar Bylykbashi në Facebook.

Ai e pranon se nuk ka besuar se do t’i rikthehet virusi prandaj edhe nuk ka qenë i kujdesshëm. Bylykbashi bën thirrje për kujdes pasi që ai është dëshmitar se virusi mund të rikthehet.

“Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, Nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.

Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme. Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka”, përfundon ai.

Loading...