Si të mos shëndoshemi gjatë pushimeve/ Këshillat e blogeres Çenkuela Hasa

Vera është periudha kur të gjithë relaksohemi dhe pushojmë por më së shumti shijojmë ushqimin.

Ditët që jemi me pushime na duket sikur kaloritë nuk llogariten, por kur kthehemi në realitetin pas plazhit e argëtimit, përballemi me kilet e tepërta.

Gjithkush dëshiron të shijojë pushimet, ushqimin, një gotë verë në mbrëmje apo edhe akulloret e ëmbëlsirat. Blogerja Çenkuela Hasa na jep disa këshilla të vlefshme mbi ushqimin që duhet konsumuar gjatë stinës së verës, pa u shqetësuar për peshën.

Pini sa më shumë ujë

Të pini sa më shumë uji do të thotë se ju do jeni gjithmonë të hidratuar dhe trupi juaji nuk do të ketë uri që shpesh ngatërrohet me etjen. Uji ju ndihmon të ndjeheni të ngopur gjithashtu dhe në momentin që do të uleni në tryezë nuk do të keni një oreks më shumë se duhet. Mundohuni që të pini uji para vakteve kryesore, për të shmangur të ngrënë më shumë se normalja.

Balanconi ushqimin me lëvizjet

Të balancosh ushqimin me lëvizjet do të thotë që të djegësh kalori dhe jo vetëm të marrësh. Që të mund të ruajmë balancat kur jemi me pushime duhet ti djegim kaloritë shtesë që marrim në ditë. Me pushime të gjithë marrim kalori shtesë sepse hamë disa gjëra më shumë sesa në një ditë normale dhe ne këto shtesa mund t’i eliminojmë nëpërmjet lëvizjeve dhe aktivitetit. Nëse jeni në plazh mund të notoni , mund ta bëni një shëtitje apo vrap 40 minuta buzë detit.

Lëvizni sa më shumë

Të kesh një litar kur je me pushime e ke të gjithë palestrën me vete. Zë shumë pak hapësira në valixhen tuaj dhe me të mund të ushtroheni kudo dhe kurdo. Litari do të ishte shpëtimi juaj për të mos shtuar peshë gjatë pushimeve. Është nga ato aktivitete fizike kardiovaskulare që djeg shumë kalori dhe ushtron të gjithë muskujt e trupit njëkohësisht. Nuk keni pse të bëni ushtrime këmbësh, krahësh apo barku kur jeni me pushime. Kjo do t’iu merrte më shumë kohë. Kështu përdorni litarin minimumi 20 minuta në ditë e hedhjet alternojini dhe me pushim midis.

Provoni çdo gjë në sasinë e duhur

Zakoni jonë më i keq është sepse e teprojmë në sasi. I keni dëgjuar shprehjet ” po plas” apo ” mezi po marr frymë “, janë më klasiket që përdorim kur jemi me pushime. Provoni dhe hani çdo gjë në sasinë e duhur, nga pak. Kjo nuk do ju bëji të humbi peshë por të ruani peshën tuaj. A nuk është kjo nga sfidat më të vështira me një rregull kaq të thjeshtë për tu arritur.

Mbylleni ditën me një darkë të lehtë

Nëse ju them të hani dhe provoni çdo gjë, këtë do ju sugjeroja ta bëni në pjesën e parë të ditës. Dhe darkën ta mbyllni me ushqime të lehta si një sallatë , një fileto, një smoothie, pak rizoto ose disa perime zgare. Kjo është zgjidhja më e zgjuar. Është një praktikë që e aplikoj vetë dhe ka rezultate fantastike. Këto ishin disa rekomandime që mund ti zbatoni me pushime por jo vetëm. Këto mbeten disa rregulla që për personat që duan thjesht të ruajnë peshën, janë shumë të vlefshme.

Loading...