Basha thirrje bizneseve: ‘Qeveria është dorëzuar. Mos prisni qeverinë, mbrohuni të bëjmë gjithçka për ekonominë, mirëqenien’

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar Pogradecin ditën e sotme, ku është takuar me bizneset e vogla të qytetit.

Basha ka folur rreth gjendjes së turizmit në këtë periudhë pandemie, teksa u ka premtuar mbështetje sipërmarrësve dhe prodhuesve të biznesit përmes objektivave të opozitës.

Gjithashtu kreu i demokratëve, u ka bërë thirrje bizneseve që të marrin vetë masa për parandalimin e Covid-19, pasi qeveria është dorëzuar, sipas Bashës.

Ai tha:

“Qeveria është dorëzuar. Mos prisni qeverinë, mbrohuni të bëjmë gjithçka për ekonominë, mirëqenien!”

Loading...