Anëtari i Kryesisë së PD-së Alfred Rushaj: Koha e Edi Ramës ka mbaruar!

Anëtari i Kryesisë së PD-së Alfred Rushaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se koha e Edi Ramës ka mbaruar tashmë.

Rushaj thekson se në grahmat e tij të fundit, kryeministri premton rrugë 3D.

Postimi i anëtarit të Kryesisë së PD-së Alfred Rushajt:

(1/2) Në grahmat e fundit të qeverisë në largim, Edi Ramës s`i ka mbetur gjë tjetër veç të premtojë rrugë 3D.

Në ditët e fundit të qeverisjes së dështimit, i vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qëndrore dhe propaganda e dalë boje.

(2/2) Asnjë rrugë e premtuar me koncension dhe çmim stratosferik, asnjë projekt në 3D që vjedh xhepat e shqiptarëve dhe asnjë hajdutëri e re e projektuar nuk do të realizohet. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!

Loading...