Në fshatin Hormovë të Tepelenës është plagosur me thikë një 25-vjeçar.
I riu është plagosur pas një sherri me 27-vjeçarin e identifikuar si M.K.
Nuk dihen plagët që ka marrë 25-vjeçari, por është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes, M.K. 27 vjeç.
Loading...