Berat/ Gjendet i pajetë bariu

Është gjetur i pajetë në Berat 55-vjeçari i identifikuar si Vladimir Ceno, i cili ka qenë duke kullotur bagëtinë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën nga ku nxirren pllaka guri, teksa bariu ishte shtrirë për të pushuar në një zgavër.

Dyshimet e para janë që bariu ka humbur jetën aksidentalisht për shkak të rrëshqitjes së gurëve.
Kanë qenë familjarët e viktimës të cilët kanë njoftuar policinë pasi 55-vjeçari nuk ishte kthyer mbrëmë në shtëpi.
Trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Rabjak.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...