Anëtarët e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, zhvilluan sot një takim në bashkinë e Selenicës, për të diskutuar mbi sfidat ekonomike të zonës.
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti u shpreh se në fokus të takimit ishte nxitja e zhvillimit ekonomik të zonës.
“Në praninë e OSBE-së dhe me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë Selenicë ezauruam një sërë çështjesh që nxisin zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm”, tha ajo.
Me mbështetjen e OSBE-së, komisionet parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë kanë zhvilluar vizita në terren për t’u njohur nga afër me problematikat e komuniteteve.
Më herët, anëtarë të komisionit kuvendor për Sigurinë Kombëtare, mbështetur nga Prezenca, zhvilluan një vizitë në qarkun e Gjirokastrës për të vlerësuar dhe monitoruar situatën në terren gjatë kësaj periudhe të pandemisë./atsh