Të gjithë po thonë:
“Në Shqipëri,
Janë Katër Fe,
në harmoni!”
Dy Muhameti,
dy zoti Krisht,
po këto janë,
rrena me bisht!
Veten dhe Botën,
gënjejmë ne,
se këtu kemi,
vetëm Dy Fe!
Një Demokrate,
një Socialiste,
çdo “besimtar”,
kështu do fliste!
Më kot i kemi,
kishat-xhamitë,
fe e shqiptarëve,
janë partitë!
Një Socialiste,
një Demokrate,
ose më saktë,
dy maja shpate!
Dy maja shpate,
që kurrë s’janë ulur,
gjithnjë shoshoqes,
veç për t’ja ngulur!
Veç për t’ja ngulur,
pa njohur caqe,
edhe kjo gjëmë,
përkthehet :”Paqe!”
Kurrë njera-tjetrës,
s’ja shtrinë dorën,
dhe dakord s’bien,
as dhe për orën!
As dhe për orën,
as dhe për ditën,
kjo është pozita,
me opozitën!
Si kanë mardhëniet,
këto të dyja,
po ashtu është,
gjithë Shqipëria!
Natë edhe ditë,
në sherr e gërnjë,
nuk po gabohem,
në asnjë germë!
Janë dy fetë,
e Shqipërisë,
për ironi-kulmi,
i harmonisë!
Një harmonikë,
sa bukur bie,
me gjuhë të zgjedhur,
gjuhë dashurie!
Gjithë të sharat,
që gjuha ka,
këtu përdoren,
si me shaka!.
Nga aguridhet,
e vogla fare,
gjer tek Saliu,
me gojë shpellare!
Me gojë të madhe,
si grykë qenefi,
po mos ma ngini,
se është shefi!
Se është shefi,
i harmonisë,
krye varrmihës,
i Shqipërisë!
Pas tij vjen Mona,
Zonja e Parë,
që nxjerr nga goja,
mjaltë e nektar!
Mjaltë e nektar,
verë dhe vaj,
sa mirë të biesh,
në gojë të saj!
Pastaj Lulashi,
që s’di të shara,
se është i lindur,
veç për shakara!
Rama vë vulën,
mbi harmoninë,
sa bota mbarë,
na ka zilinë!
Ka shumë e shumë,
dot s’i rrëfejmë,
po rëndësi,
ka që shkëlqejmë!
Kjo është vetia,
joné-më e rrallë,
duam shoshoqin,
ta hamë të gjallë!
A.DUKA