E sulmoi peshkaqeni duke peshkuar, ndërron jetë 36-vjeçari

Një burrë 36-vjeçar nga Australia, është shpallur i vdekur nga autoritetet, pasi u sulmua nga një peshkaqen në brigjet e ishullit Fraser.

Sipas raportimeve, i ndjeri ishte duke peshkuar në brigjet e Indian Head, në momentin që është sulmuar nga peshkaqeni.

Megjithë përpjekjen e personelit mjekësor për ta mbajtur në jetë, 36-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Kjo vdekje e kësaj natyre, është e katërta që ndodh në Australi brenda këtij viti.

Në muajin prill, Zachory Robba, 23 vjeç, ndërroi jetë pasi u sulmua nga një peshkaqen po në të njëjtin ishull, shkruan Daily Mail.

Loading...