OBSH ndalon ilaçet kundër COVID-19/ Dy medikamentet e testuara nuk ulin vdekshmërinë

Ndalohet përdorimi i testimeve të medikamenteve hidroklorokinë dhe lopinavir/ritonavir për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Ky vendim është marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pas rekomandimit të Komitetit Vullnetar Qendror të Testimeve, që erdhi pas rezultateve të arritura në pacientët e trajtuar me hidroklorinë në krahasim me pacientët e trajtuar me ilaçe të tjera standarde.

Të dhënat e testimit u prezantuan në samitin e OBSH-së në 1-2 korrik. Në kuadër të këtij raporti tregohet se hidroklorokina dhe lopinaviri nuk ulin vdekshmërinë tek të sëmurët me Covid-19 në krahasim me trajtimet e tjera standarte.

Komiteti do të ndalojë menjëherë përdorimin e hidroklorinës. OBSh thekson se vendimi vlen vetëm për përdorimin e hidroklorinës tek të sëmurët në spitale dhe jo për qëllime studimi në pacientë që trajtohen jashtë spitalit, ose që ende nuk janë infektuar me COVID-19./lajmifundit

Loading...