Pas 95 ditësh në ‘luftë’ me koronavirusin, ndërron jetë në spital aktori 41-vjeçar

Pas 95 ditësh në spital, ylli i Broadway Nick Cordero ka ndërruar jetë.

Aktori 41 vjeçar vdiq nga ndërlikimet e koronavirusit.

“Nuk arrij ta besoj! Zemra ime është e thyer pasi nuk mund ta imagjinoj jetën tonë pa atë”, shkruajti gruaja e tij Amanda Kloots në mediat sociale.

Cordero, rolet më të mira të të cilit në Broadway përfshijnë Waitress and Rock of Age, vdiq të dielën në mëngjes në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, ku ai ishte shtruar në spital për më shumë se 90 ditë.

Ai ishte i martuar në vitin 2017 me Amanda Kloots, me të cilën ka edhe një djalë 1-vjeçar Elvis Eduardo.

“Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë. Burri im i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ai u rrethua në dashuri nga familja e tij, duke kënduar dhe duke u lutur ndërsa u largua butësisht nga kjo tokë. Nick ishte një dritë kaq e ndritshme. Ai ishte shoku i të gjithëve, i pëlqente të dëgjonte, të ndihmonte dhe veçanërisht të fliste.

Ai ishte një aktor dhe muzikant i jashtëzakonshëm. Ai e donte familjen e tij dhe ishte një baba i mirë. Elvis do më mungojë në gjithçka që bëjmë, çdo ditë ”, ka shkruar gruaja e tij në Instagram të Dielën.

Loading...