Kreu i bashkisë theksoi se Vlora është një shembull i bashkëpunimit të pushtetit qëndror me atë lokal.
“Vlora është shembull i bashkëpunimit të pushtetit qendror me atë lokal. Ndryshimet në Infrastrukturë kanë sjellë investimet”, u shpreh Dritan Leli.
Ndërsa, ambasadorja amerikane u shpreh se për Shqipërinë është shumë e rëndësishme Reforma në Drejtësi. Po ashtu Kim shtoi se duhet të sundojë ligji që amerikanët të kenë besim të kryejnë investime në Shqipëri.
“Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron shumë. Teksa është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite. Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet atëherë e gjithë Shqipëria do të eci përpara. Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji dhe amerikanët të kenë besim të investojnë në Shqipëri”, ka deklaruar Kim.