Gjermeni shprehet se “jo larg nga Kruja ndodhet Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës i cili ofron një mozaik natyror magjepsës, ku ndërthuret natyra e bukur me ajrin e freskët kurativ, ujin nga Kroi i “Nënës Mbretëreshë” dhe gatimet me produktet bio të zonës”.
“Është destinacioni më i mirë i fundjavës, për këdo që është i apasionuar pas turizmit të natyrës”, shprehet ajo duke publikuar edhe disa foto.
Qafë-Shtama njihet si një ndër Parqet Kombëtare më të vizituara në vendin tonë, ndaj fluksi i turistëve nuk ka munguar. Shumë turistë vendas, madje dhe të huaj e zgjedhin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës mes destinacioneve të tyre.
Qafë-Shtama, me një sipërfaqe prej 2000 hektarësh dhe vendndodhje rreth 25 kilometra në veri-lindje të qytetit të Krujës, mbetet një perlë malore, shumë pranë kryeqytetit./atsh