Vdekja e mjekut Shkjau nga COVID-19, Manastirliu: Shërbeu për 40 vite me përkushtim, dhimbje e madhe për të gjithë ne

Pas ndarjes nga jeta të mjekut Hysni Shkjaut, i cili u bë viktimë e radhës nga koronavirusi, vjen një mesazh ngushëllimi nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ ministrja ka ngushëlluar familjen e doktorit, që sipas saj shërbeu pa u lodhur për komunitetin në zonën e Qafë-Malit në Pukë.

MESAZHI I MANASTLRIUT

Më trishtoi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta këtë mëngjes e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të përkushtuar, që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda për asnjë ditë nga banorët e komunitetit në zonën e Qafë-Malit në Pukë!

Ndarja nga jeta e dr. Hysniut është një dhimbje e madhe për të gjithë ne, për familjen, për kolegët, për banorët e zonës së Pukës, ku shërbeu për 40 vite me përkushtim e profesionalizëm.

Dr. Hysniu nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve! U prehsh në paqe doktor Hysniu!

Loading...