Si s’ke asnjë rrudhë?/ Ja si përgjigjet Liljana Kondakçi

E ftuar në studion e emisionit “E Diell” ishte këngëtarja Liljana Kondakçi. Vitet duken se kanë ndalur për këngëtaren shqiptare dhe ajo pasqyron një bukuri rinore, pavarësisht viteve që mbart mbi supe.

Ky detaj nuk kaloi pa u vënë re nga gazetari Ervin Kurti, i cili e pyeti këngëtaren se kush është sekreti që nuk ka asnjë rrudhë në fytyrë.

Liljana u përgjigj se ajo ka rrudha, por ndoshta fansat e saj nga pëlqimi që kanë për të nuk ja vënë re. Por një faktor i rëndësishëm sipas saj është dhe ana gjenetike.

Sakaq, Liljana na riktheu pas në kohë dhe këndoi një mori këngësh nga repertori i saj i larmishëm.

Loading...