Rakacolli: Në këtë fazë të pandemisë, pishinat nuk janë të lejuara të hapen

Kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli ka folur për rritjen e rasteve të reja dhe rritjen e numrit të personave që humbën jetën nga koronavirusi.

Rakacolli tha se shtimi i rasteve është rezultat i mosrespektimit të rregullave Anti-COVID.

Kryetarja e Komitetit Teknik shprehet se pishinat nuk janë të lejuara të hapen në këtë kohë pandemie.

“Në këtë situatë me rëndësi është ndërgjegjësimi. Përderisa është dhënë në udhëzim i mbështetur në shifra epidemiologjike ky urdhër duhet të zbatohet. Duhet të shtohen akoma edhe më shumë kontrolle edhe pse vazhdojnë të bëhen. Nuk mund ta bazojmë ndalimin e pandemisë dhe pakësimin e rasteve vetëm tek policia. Të gjithë në ne duhet të ndërgjegjësohemi”, tha Rakacolli.

E pyetur nëse pishinat duhet apo jo të hapen,- Rakacolli tha se pishinat në këtë fazë të pandemisë nuk janë të lejuara të hapen, ndërsa shtoi se protokollet e vendosura duhet të zbatohen.

Loading...