Dritan Leli: Në fundjavë plazhet dhe hotelet janë plot, ka rritje të prenotimeve

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli në një intervistë për ‘’Real Story’’, ka përshkruar se si po bëhet turizmi në qytetin bregdetar gjatë kësaj kohe pandemie.

Leli thotë se në fundjavë plazhet dhe hotelet janë plot dhe ka një rritje të prenotimeve tashmë ndryshe nga ditët e tjera.

Po ashtu ai thekson se të gjithë operatorët turistikë jo vetëm në Vlorë po përpiqen të sjellin turistë pasi këtë vit është i nevojshëm një turizëm i suksesshëm.

”Është vetë situata ku ndodhemi, që të jemi skeptikë, duhet të lëvizim, pavarësisht përpjekjeve që po bëjmë jo vetëm në Vlorë, por gjithë operatorët turistikë po përiqen të sjellin turistë. Duam një turizëm të suksesshëm.

Gjatë karantinës Vlora e menaxhoi në mënyrë të shkëlqyer pandeminë. Megjithatë tani ka një rritje , është gjë që pritet. Këtu lëvizin qytetarë të tjerë, ku vijnë qytetarë jashtë territorit shtohet mundësia, është më e madhe për t’u prekur nga COVID-19.

Jam përpjekur mos bëj vetëm administratorin, por edhe mjekun. Duhet të jemi të kujdesshëm, të ushtrojmë presionin e duhur që të kemi shifra të kontrolluar dhe të bëjmë turizëm. Do të bashkëjetojmë me koronavirusin derisa mjekësia të ketë përgjigje definitive.

Sot në një kohë kur dje ka qenë mot i keq, por është dhe e hënë dhe shezlongjet janë bosh. Në fundjavë plazhet dhe hotelet janë plot, ka rritje të prenotimeve. Disa shezlongjet janë bosh, por kemi disa turistë të huaj aty tek rruga tjetër.”- tha Leli.

Loading...