Pastori i njohur Akil Pano ka komentuar rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kombinat javën ë kaluar ku gjetën të vdekura nënë e bijë dhe vajza tjetër në gjendje të rëndë.
Pano tha në studion e “Open” se në Shqipëri lëvizin grupe te rrezikshme njerëzish që praktikojnë satanizmin dhe ekzorcizmin, ndërsa theksoi se ata njerëz që futeshin me çanta në shpinë në shtëpinë e familjes Josifi, sipas tij nuk dukeshin normalë.
Pastori shton më tej se familja Josifi mund të jetë bërë pjesë e ndonjë eksperimenti njerëzor për të parë se deri ku arrin njeriu.
Akil Pano tha:
“Ka grupe satanike që qarkullojnë në Shqipëri. Këta individë mund t’i jenë nënshtruar një eksperimenti njerëzor se deri ku do të mbërrijnë. Njerëz me çanta në shpinë që futeshin dhe dilnin nga shtëpia e tyre. Ka dhe grupe që praktikojnë ekzorcizmin…Ne u izoluam për disa javë gjatë pandemisë dhe unë merrja qindra mesazhe që njerëzit i kishte kapur depresioni. Kjo gjë nuk ishte normale.”