Brataj, tregon se ka shkuar për të mbushur celularin në një dyqan të kompanive telefonike dhe shitësja që po e mbante maskën poshtë mjekrës i ka kërkuar që të vendosë maskë.
Teksa një qytetar pa maskë i afrohet sportelit duke kërkuar të njëjtin shërbim por pa pranuar të vendosë maskën, madje i është përgjigjur “Hec o zotëri kam pi gjysëm kile raki që në mëngjes, nuk më gje gjo mua!”.
Postimi i Skënder Bratajt:
“Per te qeshur apo per te qare? Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker.
Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza.
Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!”.