Përmes një statusi në profilin e tij në facebook, gazetari u kërkon studentëve t’i mbajnë larg shushunjat, ngjyrat, maskarenjtë, politikanët e servilët e tyre, duke goditur me këtë deklaratë opozitën, e cila i është bashkuar protestës.
Gazetari shkruan:
“Ne duhet ti mbështesim e ti përkrahim të arrijnë më të mirën, t’u krijojmë kushtet për të ndërtuar të ardhmen e jo ti largojmë prej saj !! Studentët kanë nevojë për oksigjen, krenari, drejtësi, mundësi, sepse ata janë Shqipëria e nesërme , vlera e shpirti i saj !! Mbajini larg shushunjat, ngjyrat, maskarenjtë, politikanët e servilët e tyre, të përlyerit që do kërkojnë të futen në turmë sepse forca juaj është e pandalshme nëse ka ngjyrat e Shqipërisë e të askujt tjetër!!”