Lleshaj: Sot nis zyrtarisht punën ‘Illyrian Guard’

Ditën e sotme ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka cilësuar si datën zyrtare të nisjes nga puna zyrtarisht të “Illyrian Guard”, Roja e objekteve shtetërore.

Në fjalën e tij, Lleshaj tha krijimi i një kompanie 100% në pronësi të shtetit ka ardhur si rezultat i dy nevojave kryesore, rritja e cilësisë, por edhe uljen e kostove në ruajtjen e objekteve shtetërore.

“Është krijuar në funksion për ruajtjen e objekteve shtetërore pas një përvoje jo të mirë disa vjeçare të privatizimit të këtij shërbimi, që solli një farë degradimi të parametrave të sigurisë në këto institucione, por edhe rritje ekonomike. Rritja e cilësisë dhe uljen e kostos, mori vendimin për të krijuar këtë strukturë që do ofrohet nga vetë shteti. Me të drejtë mund të thuhet që është një emër rëndësishëm dhe masat e marra për pajisjen për kompletimin me të gjitha element që i duhen dhe para së gjithash për rekrutimin e stafeve, janë elemente më të rëndësishëm. Kjo mund të quhet dita e parë zyrtare, në kuptimin e fillimit të aktivitet me të gjithë kapacitetet, pajisjet dhe stafet, fillimi është i rëndësishëm. Pretendojmë që të rriten profesionalisht, vëmendje personelit që shërbejnë që duhet të përfaqësojnë një model të punonjësve që shërbejnë në fushën e sigurisë në kuptimin e integritetit, profesionalizmit, të arsimimit, kualifikimit, integritetit. Punonjësit duhet të jenë në lartësi të emrit që mbajnë, integriteti mbetet ADN-ja na duhen njerëz me nder, me profesionalizëm dhe zgjuarsi. Misioni i këtyre punonjësve është trajnimi i vazhdueshëm që të shndërrohet një brenda i rëndësishëm që dalëngadalë pasi të mbulojë përgjegjësinë e saj për ruajtjen e objekteve shtetërore, mund të shohë edhe për ruajtjen e subjekteve private në vend, ndoshta edhe jashtë saj. Dhe për këtë duhen njerëz profesionistë. Do jenë jo vetëm roje fizike, por edhe angazhimit të teknologjisë moderne dhe njerëz të përgatitur në përdorimin e saj.

Ruan një pjesë të madhe të pasurisë së këtij vendi, hidrocentrale, ministri, spitali, universitete, dhe shumë e shumë institucione të rëndësishme të këtij vendi dhe për ta plotësuar këtë ne do jemi të motivuar për ta mbështetur këtë kompani që do ta vazhdojë këtë proces të rritjes profesionale dhe të imazhit të saj, një model i ri dhe në kontekstin e të gjithë operatorëve të tjera private që duhet të synojnë të vendosin standardeve të ngjashme me këto, sepse ministria e Brendshme ka një detyrë të rëndësishëm në monitorimin e profesionalizëm dhe licencimit të tyre, që i gjithë tregu të jenë në paramentat optimal dhe një nga kryesoret është trajtimi i stafeve, kemi pasur përvoja jo të mira në trajtimin e stafeve të këtyre kompanive në vend. Ne kemi vendosur një standard të ri, trajtim dinjitoz, financiar mbështetje me pajisje dhe standarde të tilla të respektohen edhe në operatorët e tjerë private”, tha Lleshaj.

Por cfarë është shoqëria “Illyrian Guard” që do të ketë në përbërje në një pjesë të madhe pikërisht këta punonjës që do të dalin në lirim? Me propozim të ministrit të Brendshëm qeveria në prill të këtij viti miratoi krijimin e shoqërisë tregtare shtetërore me emrin “Illyrian Guard”, e cila do të ofrojë shërbime me pagesë ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë. Me një kapital fillestar 10 milionë lekë të përballuar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, “Illyrian Guard” është 100% në pronësi të Ministrisë së Brendshme.

“Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., do të ofrojë shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj. Pra, të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen, me kërkesë, kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike.

Qëllimi, sipas projektligjit është t’u garantojë trajtim financiar punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, në rast të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, përpara daljes në pension të plotë pleqërie.

Numri i punonjësve që plotësojnë kriteret për përfitim të trajtimit financiar është 613, nga të cilët 585 punonjës të Policisë së Shtetit (398 inspektorë), 21 nga Garda e Republikës dhe 7 nga SHÇBA-ja. Inspektori parashikohet që të përfitojë 26,200 lekë në muaj, ndërsa gradat e larta rreth 29,297 lekë në muaj.

Loading...