Paralajmëron mjeku shqiptar: ‘Deri në shtator mund të kemi 350 të vdekur’

Mjeku shqiptar Laidon Shapo ka lëshuar një deklaratë të fortë sa i takon pandemisë Covid-19 në vendin tonë.

I ftuar në emisionin “Tempora”, Shapo tha se sipas përllogaritjeve të tij deri në shtator do të ketë rreth 350 vdekje në Shqipëri.

Sipas tij, me ritmet që po ecën pandemia situata mund të përshkallëzohet në mënyrë të frikshme.

Mjeku Shapo tha:

“Me të dhënat e momentit llogaris që të kemi në fund të shtatorit diku te 270-350 vdekje minimalisht, nuk është çudi që gjërat të përshkallëzohen. Teste nuk kemi, nuk kemi as popullatën që nuk vendos maska, por t’i shikon se edhe në mbledhje qeveritare nuk vendosen maska.”

Kujtojmë që deri tani numri i viktimave nga Covid është 83 në Shqipëri.

Loading...