Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale duke paralajmëruar kryeministrin Rama se opozita parlamentare e ka kusht të panegociueshëm hapjen e listave.
Hajdari shkruan:
“Dje i bëmë të qartë Edi Ramës se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e reformës zgjedhore dhe marrëveshjes Rama-Basha.
Sot, mbi 75% e shqiptarëve e mbështesin dhe duan hapjen e listave si një mjet për të patur më shumë fuqi mbi vendimarrjen në Parlament.
Misioni ynë është që në parlament të përfaqësojmë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh e jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve që kanë frikë nga populli.”
Loading...