Ditën e sotme, aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj ka humbur babain e saj.
Ajo ka publikuar një foto të tij në ‘Instagram’ dhe krahas saj shkruan fjalët prekëse: “I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë zotit, Rexhep Dembacaj”.
Rudina ka treguar se i ati po luftonte prej kohësh dhe ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe ajo ka qenë gjithmonë pranë tij.
Edhe ditëlindja pak ditë më parë, e gjeti në spital me dëshirën e vetme që babai i saj të bëhej më mirë por për fat të keq ai është ndarë nga jeta.
Loading...