Mjeku i përgjigjet Braçes për maskën: ‘Vini re, zv-kryeministri paska mësuar se si mbahet maska! Në këtë foto une jam…’

Mjeku Ilir Allkja ka reaguar pas postimit të zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili e kritikonte për mënyrën si e kishtë vënë maskën, duke thënë se kjo ishte e gabuar.

Mjeku sqaron në një postim në ‘Facebook’ se në foton e publikuar nga zv.kryeministri ai është duke u veshur dhe nuk e ka mbërthyer ende shiritin e veshjes speciale dhe as maskën s’e ka vënë.

Mes të tjerash, mjeku Allkja thekson se Braçe e ka zhgënjyer, pasi e mendonte si gjithë kabinetin e Ramës, por në fakt ai ndryshon pak, pasi ka më shumë brumë.

“Vini re, zv-kryeministri paska mësuar se si mbahet maska! Në këtë foto une jam duke u veshur, siç e shihni nuk kam mbërthyer ende shiritin e veshjes speciale e as maskën nuk e kam vënë!

Unë thjeshtë po bëhem gati per të vizituar një të infektuar me Covid-19, jam duke u pregatitur, e në pregatitje e sipër gjeta 2 sekonda kohë për këtë foto. Ideja ishte të tregoja që përkundër atyre që japin mend nëpër TV unë punoj!

Sidoqoftë më vjen mirë që një kryeministër e njeh maskën, rëndësinë e saj, mënyrën e sigurtë të mbajtjes! Urime Erion Braçe, ti me ke zhgënjyer, të mendoja si gjithë kabinetin e Ramës, por ti ndryshon pak, ke pak më shumë brumë, urime edhe një herë!”, shkruan Allkja në postimin e tij.

Loading...