Gruaja nuk ushqehet prej 6 muajsh/ Policët hyjnë në banesë, telefonata: Është e Jehovait

Trag jedia në familjen Josifi në Kombinat, ka sjellë menjëherë ndërgjegjësimin qytetar për të mos heshtur më.

Një telefonatë në polici me alarmin se ishte pjesë e “Dës hmitarëve të Jehovait”, zbuloi një grua 51-vjeçare që prej 6 muajsh nuk ushqehej dhe nuk dilte nga banesa.

Fr ika e nxitjes nga sekte fetare angazhoi menjëherë policinë, ku pamjet e ndërhyrjes dhe se çfarë thotë vetë zonja, Report TV i sjell ekskluzivisht përmes emisionit “112” të realizuar nga gazetari Antonio Çakshiri.

Telefonata në Sallën Operative erdhi pak ditë pas ngjarjes së rëndë ku nënë e bijë ndërruan jetë për shkak të mosushqyerjes ndërsa dyshohet se ato ishin pjesë e një sekti fetar dhe se akti ishte kryer me besimin e verbër se do ringjalleshin.

Rasti që sjellim në vëmendje tani, ka ndodhur në një apartament pranë rrugës së Elbasanit kur zonja 51-vjeçe jeton me nënën dhe kunatën e saj.

Ajo ka rreth 6 muaj që refuzon të ushqehet dhe konsumon vetëm pije, sipas saj për shkak të problemeve shëndetësore.

Nga efektivët pyetet nëse bën pjesë në ndonjë sekt fetar por nuk jep një përgjigje të qartë.

Gjatë kontrollit nga doktori në banesë gruaja flet për ringjalljen, një fjali mes fjalëve të lidhura pa kuptim ndërsa burime nga policie bëjnë me dije se libra fetarë janë gjetur në banesën e saj. Hetimet për këtë rast po vijojnë.

Loading...