Një virologe kineze pretendon se qeveria kineze mbuloi shpërthimin e koronavirusit, dhe madje thotë se është detyruar të arratiset nga Hong Kongu sepse e di mirë se si i trajtojnë atje ata që thonë të vërtetën.
Dr Li-Meng Yan, e specializuar në virologji dhe imunologji në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, thotë për Foxneës se Pekini e dinte për novelën e koronavirusit para se ta bënte atë zyrtare.
Ajo beson se hulumtimi i saj për koronavirusin ka mundur të shpëtojë jetë njerëzish, madje ka rrezikuar jetën e saj duke ikur për në SHBA për të treguar rrëfimin e saj, duke ditur se ekzistojnë shumë pak gjasa që ajo mund të rikthehet në Hong Kong. Ajo ende beson se së bashku me kolegët e saj e kanë për obligim t’i tregojnë botës për hulumtimin e saj – por deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë lidhur me këtë.
Yan thotë se ishte një nga shkencëtaret e para që ka studiuar koronavirusin që më pas u bë i njohur si COVID-19, dhe madje pretendon se në fund të dhjetorit të vitit të kaluar i është kërkuar nga mbikëqyrësit në Universitet – Dr. Leo Poon – të hulumtojë copëza të pazakonta të ngjashme me ato të SARS-it në Kinë.
“Kina ka refuzuar t’i lejojë ekspertë nga jashtë vendit përfshirë edhe ata nga Hong Kong të kryejnë hulumtime në Kinë”, tha ajo për Fox Neës, duke shtuar se kjo e bëri edhe më kurioze për të kërkuar nga miqtë më shumë informata.
Një miku i saj shkencëtar në Qendrën për Kontroll dhe Parandalim së Sëmundjeve në Kinë, i kishte dhene informacione të dorës së parë lidhur me atë që po ndodhte në ëuhan.
Ai i kishte treguar për një virus që bartet nga një njeri tek tjetri, pak kohë para se Kina dhe OBSH të pranonin për ekzistencën e COVID-19. E kur i tregoi mbikëqyrësve se çfarë i kishte treguar një mik, ata e kishin urdhëruar që të vazhdojë me hulumtimin e saj.
Më 9 janar, OBSH-ja lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se “sipas autoriteteve kineze, virusi mund të shkaktojë disa sëmundje tek disa pacientë dhe nuk bartet shpejtë nga një njeri te tjetri.
Pas këtij momenti, personat që e informonin filluan të heshtin në veçanti ata në ëuhan, derisa disa të tjerë e këshillonin që të mos bisedojë për këtë.
Megjithatë, një nga burimet e saj i kishte thënë se numrat e rasteve të bartjes së virusit nga një njeri te tjetri po rriten me shpejtësi të madhe, por kur këto gjetje i raportoi të mbikëqyrësit asaj i thanë të heshtë dhe të jetë e kujdesshme.
“Ata më paralajmëruan që të mos e prek vijën e kuqe”, tha Yan për Fox Neës duke iu referuar qeverisë kineze, ku ndër tjera i thanë se “do të futet në telashe dhe se do të zhduket”.