Transformohet Eduart Ndocaj, ‘kaubojsi’ humb peshë në mënyrë drastike

Eduart Ndocaj hyri në skenën politike me nofkën “Kaubojsi”.

Deputeti ndryshe, fitoi menjëherë zemrat e publikut, më shumë sesa për bindjet e tij në politikë, për tipin e tij të ndryshëm nga politikanët e deri më tanishëm.

Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij, me barkun e tij të rrumbullakosur, me disa kile mbipeshë, teksa përpiqej të kërcente në spektaklin “Dance with me”. Por tani harrojeni atë figurë. Ashtu siç shihet edhe nga fotot, ish-deputeti tashmë ka një siluetë të re.

Pas operacionit për të humbur peshë, ai tanimë shfaqet i transformuar, aq sa do të ishte vështirë të njihej. Ndocaj, i cili prej vitesh jeton në Itali, tashmë ka ndërruar masën e tij, duke ardhur në një formë më të mirë.

Natyrisht që humbja e beftë e peshës vjen pas ndërhyrjes që ai kreu në Itali. Bashkëshortja e tij, Valentina ka shpërndarë fotot ku shfaqet dhe ndryshimi i madh i tij. Është e kotë t’ju pyesim se ku duket më mirë.

Loading...