Itali/ Kapen 8 kg ko.kainë, dy shqiptarëve u dështon plani

Policia nuk lejoi dy shqiptarë në Itali për të vijuar shitjen e lëndëve narkotike, ka përfunduar ditën e djeshme.

Policia italiane ka bërë të mundur vënien në pranga të një 43-vjeçari dhe mikut të tij, 37-vjeçar, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik.

Pas kontrollit me imtësi në makinën e njërit prej shqiptarëve, janë gjetur 8 kg kokainë, si dhe janë sekuestruar rreth 5 mijë euro, e po ashtu 3 telefona celular dhe një navigator.

Gjate aksionit janë sekuestruar edhe 10 mijë euro të tjera, të gjetura në banesën e njërit prej tyre, aty ku jetonte me familjen e tij, raportojnë mediat italiane.

Operacioni u zhvillua në Senigallia.

Loading...