Aktorja e njohur Olta Gixhari ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë dhe për pak më shumë se një muaj, pritet të marrë në duar fëmijën e saj të parë.
Këto ditë të nxehta korriku, ajo po pushon në Marbella të Spanjës bashkë me të fejuarin e saj.
Prej andej nuk ka kursyer fotografitë për ndjekësit e saj duke zbuluar barkun e rrumbullakosur.
Olta ka pozuar me frutat në sfond, teksa nxjerr zbuluar barkun dhe po ashtu ka ndarë foto me një fustan të gjatë, ku shihet barku i rritur dukshëm.
“Pikat e mia të kontrollit në shtatzani , 33-javëshe shtatzënë. Mënyrë pushimesh, pa filtra”, shkruan aktorja. /a.y/noa.al
Loading...