Tërmet Peçi I Shtron Rames Tavolinën Vendçe Me Mish Të Pjekur Keci, Por…

Kryeministri Rama ishte sot në Tepelenë, ku kryebashkiaku Tërmet Peçi e çoi Ramën në në një bujtinë ku ia kishte shtruar tavolinën vendçe me mish të pjekur keci, djathra të ndryshëm si edhe byrek.

Ndërkohë që gjithë kohës në çdo dy fjalë binte në sy teksa i thoshte Ramës “falë jush, falë jush”.

Por Rama si duket i ngopur nga lavdet e shumta të Tërmetit, i iku uria dhe vendosi të shikojë kalanë para se të drekosej.

Edi Rama: Këto janë gjërat e shtëpisë…

Blegtori: Po, po të shtëpisë…

Edi Rama: Jo, jo, nuk do të hamë gjë, po ulemi dy minuta.

Blegtori: Po do marrim frymë pesë minuta…

Edi Rama: Distancën, të lutem…

Atje ti, se je i zoti i shtëpisë, ose këtu… se jemi në kushte të tjera tani… se këtu Covid nuk kemi… Eeee, asnjë rast nuk ke?

Tërmet Peçi: Një, kemi pasur, një studente që kishte ardhur nga Tirana…

Edi Rama-Peçit: Po djali, duhet ndihmuar rregullisht… D.m.th, këtu është një vend fantastik, dhe ty bravo të qoftë, se ti dhe të tjerë, plot në fakt, gjithmonë e më shumë jeni shembulli që edhe në kushtet kur për shkak të pozicionit gjeografik dhe për shkak të terrenit, dukesh ose je i izoluar dhe nuk ke mundësi të bësh dalje të fuqishme në treg e sjell ti tregun te vetja, krijon ti pikën e tërheqjes në themelin e shtëpisë së gjyshit që zhvillohet e bëhet pikë turistike dhe turistët vijnë dhe ti jeton në tokën tënde dhe fiton shumë më tepër sesa në emigracion. Kjo është formula në dukje e thjeshtë por edhe reale për ata që vertet duan tia dalin. Kështu që ne do të mbështesim ty dhe të gjithë si ty që ta mbështesim këtë rrjet. Tepelena po bëhet pikë turistike gjithmonë e më shumë…

Tërmet Peçi: Falë jush…

Edi Rama: Bëhet udhëkryqi i gjithë qarkut, midis Vlorës dhe Gjirokastrës…

Tërmet Peçi: Falë jush them…

Edi Rama: Nuk është portë hyrëse tamam, Tërmet, është e ndërmjetme, dmth është korridori, pa kaluar në korridor nuk del dot në anën tjetër, kjo është ideja. Por është një korridor me dhomë ndenjeje…

Tërmet Peçi: Kemi edhe një favor tjetër, përvec investimeve që ne po zbatojmë falë jush edhe në Borsh edhe në Himarë, ne siç thashë pak më parë kemi diskutuar që ke premtuar nuk e di, të dalim edhe në Vlorë…Atëherë mirë se na erdhët…

Edi Rama: Jo nuk kemi kohë tani, të shkojmë pak te Kalaja, të shohim edhe atë që kam qejf unë, atë botën e vjetër të rilindur… ja të marrim një gotë dhallë… ja shikoje pak xhepin e përparëses, shikoje… Dhe për momentin mirë, por kur të bësh agroturizmin dhe të kesh turistë të huaj në fillim do t’u shërbesh grave dhe pastaj burrave.

Loading...