Programe investimi dhe punësimi për ta kthyer Shishtavecin në destinacion turistik

Programi “100 Fshatrat” ku bën pjesë edhe Shishtaveci synon të sjellë një model zhvillimi për turizëm në katër stinët e vitit. Koordinatorja Kombëtare e Programit “100 fshatrat” Elva Margariti, tha nga Shishtaveci se ky fshat mund t’i kalojë kufijtë e Shqipërisë si model zhvillimi. Programi, tha ajo, synon t’i bëjë fshatra të vizituar përgjatë 4 stinëve të  vitit, duke zhvilluar turizmin, bujqësinë, rritur punësimin dhe ekonominë në tërësi.

Margariti tha se çdo fshat i projektit të 100 fshatrave, është një model zhvillimi. “Në rastin e Shishtavecit e veçanta qëndron te fakti sepse ky fshat mund t’i kalojë kufijtë e Shqipërisë”.

Programi, sipas koordinatores kombëtare, synon t’i bëjë fshatrat të vizituar në 4 stinët e vitit, të krijojë lidhje më të shpeshta me qendrat e tjera të banuara, të zhvillojë vlerat kulturore dhe të promovojë produktet e zonës.

Për Elva Margaritin, “programi synon t’u krijojë mundësi edhe atyre që kanë emigruar e duan të kthehen për të investuar e punësuar në këtë zonë”. “Por edhe të ngremë shkolla profesionale, që këta të rinj ti shërbejnë fshatit dhe zhvillimit të ekonomisë”, tha ajo.

Koordinatorja Kombëtare e Programit, theksoi se synohet që në çdo fshat të ngrihen grupe pune për të ndërvepruar me komunitetin dhe institucionet, për të zhvilluar turizmin.

“Por edhe të ngremë inkubatorë këtu në Shishtavec për patatet dhe prodhimet e tjera bujqësore në mënyrë që këto produkte të kenë më shumë treg. Duam të zhvillojmë edhe turizmin malor”, tha ajo. /atsh

Loading...