Hapja e aplikimeve për shkollën e policisë/ Mesazhi i ministrit Lleshaj

Pas hapjes së aplikimeve për shkollën e Policisë për ‘Patrullë e Përgjithshme’, vjen një reagim nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Twitter’ theksoi se të rinjtë dhe të rejat që besojnë se janë të gatshëm të përballen me sfidat e mendjes, trupit dhe karakterit përgjatë një karriere të bukur policore.

MESAZHI I LLESHAJT

Përtëritja e Policisë së Shtetit dhe shtimi i radhëve të saj janë dy programe të dorës së parë.

300 kandidatë të rinj për Patrullën e Përgjithshme do të pranohen në Akademinë e Sigurisë. Për këtë qëllim, janë hapur aplikimet.

Të rinjtë dhe të rejat që besojnë se janë të gatshëm të përballen me sfidat e mendjes, trupit dhe karakterit përgjatë një karriere të bukur policore në shërbim të qytetarëve janë të ftuar të maten me moshatarët e tyre në një garë të fortë. Një polici e ndershme, e fortë dhe e mençur ka nevojë për të rinj me këto karakteristika.

Loading...