‘Shqipëria e bukur’/ Gjirokastra, qyteti i preferuar i turistëve vendas e të huaj

Gjirokastra është kthyer në një destinacion të pashmangshëm për turistët vendas e të huaj.

Qyteti i gurtë po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” publikoi sot fotografi nga Gjirokastra, duke ftuar turistët të vizitojnë këtë qytet me një trashëgimi të pasur kulturore e historike.

E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës./atsh

Loading...