Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, duke folur për Sazanin, me gazetarin Sokol Balla për emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ka ardhur koha që të ketë një projekt ose inicitivë për Sazanin.
Leli u shpreh se duhet të ketë iniciativë për të ndryshuar Sazanin, pavarësisht se kjo iniciativë vjen nga bashkia apo nga tjetër institucion shtetëror.
“Sot që flasim, Sazani vazhdon të jetë territor, pjesë e Bashkisë së Vlorës, kurse menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes. Është zonë ushtarake.
Nuk ka pasur inicitivë bashkiake për Sazanin. Mendoj se ka ardhur momenti që të ketë iniciativë për Sazanin, pavarësisht nëse e bën bashkia apo tjetër institucion.
Mendoj se ka ardhur koha që të ndodhë. Ishulli i Sazanit do strategji të mirfilltë zhvillimi.
Ky ishull është parajsë e vërtetë dhe mungesa e njerëzve ka bërë që natyra të shpërthejë me bukuri.
Natyra është shumë e bukur në këtë vend. Mendoj që ka ardhur koha që Sazani të ndryshojë”, tha Leli.