Rugjina Ballsha “Zonja e fundit e Kaninës”(foto)

Kanina ka një traditë të hershme të besimit të Krishterë. Kanina në periudhën e Mesjetës që nga shek.XI, njihet si Peshkopatë. Në kohën e perandorit bizantin Androniku I, Kanina kishte rreth 7000 shtëpi dhe 7 kisha. Ruhen toponimet e kishave si ajo e Shën Mërisë, e Hamzarajve, e Kalogjerit, e Parashqevisë, Maja e Kishës etj. Ne lindje te fshatit Kaninë pranë vendit të quajtur Palahorë gjenden rrënojat e Manastirit (kishës) së Kalogjerit (ose Kllogjerit sipas vendasve). Kanina ju dha fisit të Balshajve si prikë bashkë me Vlorën dhe Beratin. Rugjina është bija e Balshës së dytë dhe Komita Muzakës.

Pas vrasjes së Balshës II nga osmanët në vitin 1385 Komita Muzaka kerkoj mbrojtjen e Venedikut e cila nuk ju dha. Burri i Rugjinës sundimtar i Zetës në Malin e zi vdiq në vitin 1415 në Raguza në Itali. Është e famshme qëndresa e Rugjina Balshës kur u pushtua Vlora dhe Kanina në vitin 1417 nga osmanët.

Pasi qëndroj me 400 luftëtarët e saj në Kalanë e Gjon Bocarit në Tragjas ajo vendosi të largohet nga Himara me anije drejt Korfuzit dhe urdhëroj që anija e saj të mbushej me dhe nga toka e saj me qëllim që të mbulohej me të kur të vdiste. Rugjina Balsha vdiq në Korfuz dhe u varros në Hajatin e Manastirit të Pontikonisit sipas Eqerem Bej Vlorës. Janë të shumta toponimet që lidhen me emrin e Rugjinës si vendi i quajtur Përtejlume në Gumenicë të Vlorës ku gjendet “Rrapi i Zonjës” vend në të cilin Rugjina ka thirrur krerët e Labërisë në kuvend. Në malin e Lungarë-Shashicës gjendet “Kroi i Zonjës”. Po kështu në Radhimë gjejme toponimet “Gryka, Shpella dhe Përroi i Rugjinës”. Në qafën e Llogarasë ndodhet Shkëmbi i Rugjinës. Ja si i këndoi populli: Hedhur kryet shami për zi-ë, po shkon zonja në Nisi-ë. Ku ma ke ti at’ mbretri-ë? Ma muar Turku me grabi-ë, mbet Rugjina në varfri-ë! Mjerë neve se ç’na gjet! Të vobekët mbem’ për jetë.

Loading...