Foshnja, e cila ishte e para e infektuar me Covid-19 në Kosove, ka dalë nga Klinika e Neonatologjisë dhe gjendja shëndetësore është e mirë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klinikës dr. Xhevdet Gojnovci.
Ai ka thënë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po mund tju konfirmojë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është liruar në shtëpi me peshë 5040 gram”, ka deklaruar Gojnovci.
I posalinduri me moshë 1 muajshe ishte foshnja e parë e konfirmuar pozitive me Covid-19.
Foshnja u trajtua për më shumë se 1 javë në klinikën e Neonatologjisë dhe tani është bashkuar me prindërit e saj.
Loading...